Lidhje

Kryeministri Sharon në gjendje të qëndrueshme shëndetsore


Mjekët izraelitë, të cilët i bënë një operacion urgjent kryeministrit Sharon, thonë se gjendja e tij është e qëndrueshme dhe se tani për tani jeta e tij nuk është në rrezik.

Mjekët i bënë këto komente dje në Jeruzalem pasi hoqën një pjesë të madhe të një zorre të kryeministrit. 77 vjeçari Sharon vazhdon të jetë në gjendje kritike por të qëndrueshme në Spitalin e Universitetit Hadasah që kur pësoi një goditje masive më 4 janar.

Ai u është nënshtruar disa raunde ndërhyrjesh urgjente kirurgjike pas goditjes, por ende nuk ka dalë nga koma.

Drejtori i spitalit, Shlomo Mor-Yosef, tha se problemi kryesor i zotit Sharon është se ai mbetet në gjendje kome. Kur u pyet nëse kryeministri mund të zgjohet, mjeku tha se çdo gjë është e mundshme. Por, ai shtoi se mundësitë zvogëlohen çdo ditë.

Funksionet e kryeministrit i kryen zëvendësi i zotit Sharon, Ehud Olmert.

XS
SM
MD
LG