Lidhje

Pakistan: Vazhdojnë protestat kundër botimit të karikaturave të Profetit Muhamet


Dhjetëra mijëra pakistanezë protestaun dje për të katërtën ditë me rradhë kundër botimit të karikaturave të Profetit Muhamet.

Një turmë prej të paktën 40 mijë protestuesish marshoi dje në zonën tregtare të qytetit jugor Karaçi. Por ndryshe nga tri ditët e para, dje nuk pati njoftime për dhunë. Protestuesit thërrisin Zoti është i Madh ndërkohë që digjnin flamurë danezë dhe imazhe të kryeministrit danez.

Mijëra forca policore dhe paraushtarake shikonin, por nuk ndërhynë. Udhëheqësi i grupit mysliman suni që organizoi tubimin, kërkoi që qeveria të dëbojë ambasadorët e vendeve, gazetat e të cilave kanë botuar karikaturat.

Presidenti Pervez Musharraf ka dënuar dhunën dhe paralajmëroi se disa njerëz po e shfrytëzojnë gjendjen për të nxitur akte dhune.

XS
SM
MD
LG