Lidhje

Presidenti Bush komenton për zhvillimet më të fundit në Irak


Presidenti Bush thotë se lufta mes sekteve fetare që po zhvillohet në Irak i ofron popullit irakian “një moment për të zgjedhur”. Duke folur para veteranëve amerikanë të luftrave në Washington, Presidenti Bush tha se ditët e ardhshme do të jenë intensive. Por ai theksoi gjithashtu se irakianët po fillojnë formimin e insitucioneve demokratike, për të cilat ai tha se janë të nevojshme për konsolidimin e periudhës së tranzicionit në një shoqëri të lirë dhe në paqe.

Ai shtoi se çdo shoqëri që ka shkuar drejt lirisë ka kaluar nëpër momente të tilla të vështira. Presidenti foli për nevojën e ndryshimeve demokratike në Iran. Ai denoncoi çdo përpjekje të Iranit për prodhimin e armëve bërthamore, duke thënë se një qeveri jo-transparente dhe që njihet si mbështetësja më e madhe në botë e terrorzmit nuk duhet lejuar të ketë armë bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka si synim vetëm prodhimin e energjisë elektrike.//lk

XS
SM
MD
LG