Lidhje

Aksion i policisë në Kondovë të Shkupit kundër të dyshuarve për akte kriminale


Sot në fshatin Kondovë të Shkupit, gjatë një operacioni të policisë maqedonase në kërkim të personave të dyshuar, një person është vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ministria e Brendshme njoftoi se është vrarë Enver Xhaferi, ndërsa është plagosur Fatmir Luri, të cilët siç thuhet dyshohen për akte kriminale. Zëdhënësi i ministrisë, Goran Pavllovski tha se viktimat ishin strehuar në një shtëpi të fshatit dhe shkëmbyen zjarrë me policinë. Zoti Pallvovski bëri të ditur se gjatë aksionit është arrestuar edhe shtetasi shqiptar, Sokol Gega.

Ministria e Brendshme tha se bëhet fjalë për grupe të caktuara me dosje të rëndë kriminale që një kohë të gjatë kanë vepruar në këtë rajon. Sipas autoriteteve vendore të Kondovës, anëtarët e këtij grupi kanë qenë ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

Autoritetet qeveritare përjashtuan mundësinë e tensionimit të situatës së sigurisë në fshatin Kondovë, ku një vit më parë funksiononin grupe të armatosura shqiptare të udhëhequra nga ish-komandant të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. //rd

XS
SM
MD
LG