Lidhje

Presidenti Bush i jep fund vizitës në Pakistan


Presidenti Bush u largua nga Pakistani, ndalesa e fundit e turneut të tij në Azinë Jugore.

Presidenti Bush qendroi dje në Pakistan, ku ai diskutoi rreth luftës kundër terrorizmit me homologun e tij pakistanez, Pervez Musharraf. Të dy udhëheqësit diskutuan edhe rreth reformave demokratike në Pakistan.

Ndalesa e parë e Presidentit Bush në rajon ishte një vizitë e paparalajmëruar në Afganistan, ku ai u takua me Presidentin Hamid Karzai dhe shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për rindërtimin e Afganiztanit.

Më pas, Presidenti Bush bëri një vizitë dy-ditëshe në Indi. Ai dhe kryeministri indian, Manmohan Singh, bënë të njohur arritjen e një marrëveshjeje në fushën bërthamore, e cila do të siguronte mbështetjen amerikane për projektet bërthamore civile të Indisë. Para se të hyjë në fuqi, marrëveshja duhet të miratohet nga Kongresi amerikan.

Presidenti Bush dhe Kryeministri Singh diskutuan edhe rreth forcëimit të marrëdhënieve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.

XS
SM
MD
LG