Lidhje

SHBA: Një numër zyrtarësh të lartë i bën thirrje Kongresit të miratojë një fond prej 91 miliardë dollarësh


Një numër zyrtarësh të lartë amerikanë, në një seancë të rrallë dëshmish, i bëri thirrje Kongresit të miratojë ligjin për një fond prej 91 miliardë dollarësh për shpenzimet në Irak, Afganistan dhe gjetkë.

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice, Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, Shefi i Shtabit të Shtatmadhorisë, gjenerali Peter Pace dhe shefi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, gjenerali John Abizaid, dëshmuan sot para Komisionit të Senatit për buxhetin, në mbështetje të ligjit.

Sekretarja Rice tha se ky fond do të përdoret për rindërtimin në Irak, për faljen e borxheve dhe projekte të tjera në Afganistan, për ndihmat humanitare në Darfur dhe për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit në Pakistan.

Sekretarja Rice gjithashtu përmendi atë që ajo e cilësoi një politikë të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut nga Irani, duke shtuar se paratë do të përdoren edhe për transmetime në radio e televizion, shkëmbime kulturore dhe përpjekje të tjera për të nxitur demokracinë në Irak.

XS
SM
MD
LG