Lidhje

Shkencetarët zbulojnë një tip të ri komete


Shkencëtarët në Havai thonë se kanë zbuluar një tip të ri komete, e cili mund të hedhë dritë mbi misteret e krijimit të oqeaneve të planetit tonë.

Shkencëtarët njoftojnë në numrin e fundit të revistës Science se kometat janë shkëputur nga brezi kryesor i asteroideve që shtrihet ndërmjet Marsit dhe Jupiterit. Ky brez është shumë më pranë Tokës sesa skajet e jashtme të sistemit tonë diellor nga vijnë kometat e tjera.

Shkencëtarët besonin më parë se kometat që kishin ardhur nga pikat e skajshme të sistemit diellor, kishin sjellë ujë në planet - një element kyç në zhvillimin e jetës në Tokë. Por analizat tregojnë se akulli nga kometat e mëparshme ka tjetër përbërje kimike nga uji i oqeaneve të Tokës. Tre nga kometat e reja janë zbuluar në brezin e asteroideve. Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë ngjashmëri ndërmjet akullit në këto kometa dhe ujit në Tokë. //rd//

XS
SM
MD
LG