Lidhje

SHBA, BE sanksione ndaj Bjellorusisë


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian njoftuan sanksione të reja kundër Bjellorusisë, pas arrestimit mbrëmë të disa anëtarëve të opozitës që kishin protestuar ndaj rizgjedhjes së Presidentit Aleksandër Llukashenko.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian do të zbatojnë kufizime për udhëtimet jashtë vendit të zotit Llukashenko dhe zyrtarëve të tjerë. Zëdhënësi dënoi ndërhyrjen e forcave bjelloruse të sigurimit kundër demonstruesve në sheshin Tetori të Minskut, të cilët protestonin kundër atyre që ata i quanin manipulime në zgjedhjet e së djelës. Zëdhënësi bëri thirrje për lirimin e të arrestuarve.

Po sot, udhëheqësit evropianë në takimin e tyre të Brukselit, ranë dakord të zgjerojnë sanksionet ndaj zotit Llukashenko, duke përfshirë mes të tjerash ndalimin që ai të mos lejohet të hyjë në vendet e Bashkimit. Ndërkohë, udhëheqësi i opozitës, Aleksandër Milinkeviç deklaroi se nuk ka hequr dorë nga planet për organizimin e një demonstrate të madhe të shtunën. Në Moskë, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi OSBE-në, për nxitjen e tensioneve gjatë fushatës elektorale në Bjellorusi. //rd//

XS
SM
MD
LG