Lidhje

Këshilli i Sigurimit miraton një deklaratë, ku i kërkon Iranit të ndalojë pasurimin e uraniumit


Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një deklaratë, në të cilën i kërkohet Iranit të ndalojë pasurimin e uraniumit.

Diplomatë të Kombeve të Bashkuara thonë se Këshilli i Sigurimit ra dakord dje për deklaratën vetëm pasi iu bënë lëshime Rusisë dhe Kinës. Këto dy vende kishin shprehur shqetësim se veprime të ashpra nga ana e këshillit mund të çonin në vendosjen e sanksioneve kundër Iranit.

Në deklaratë i bëhet thirrje Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike t’i raportojë këshillit brenda 30 ditësh mbi përmbushjen nga ana e Iranit të kërkesave të agjencisë.

Ambasadori i Britanisë në OKB, Emir Xhons-Perri, tha se në qoftë se Teherani dështon të veprojë në përputhje me kërkesat e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, atëherë Këshilli i Sigurimit do t’i vazhdojë diskutimet rreth Iranit.

Pesë vendet anëtare të përhershme të këshillit ranë dje dakord për deklaratën pas negociatave prej disa javësh.

XS
SM
MD
LG