Gazetarja amerikane Xhill Karol, e cila u lirua pasi u mbajt peng për afro tre muaj në Irak arriti në Shtetet e Bashkuara. Karol arriti sot në Boston nga Gjermania, ku ajo u dërgua pas lirimit të enjten.
Para se të arrinte në Boston, Karol bëri një deklaratë ku thoshte se rrëmbyesit e saj në Irak e kishin detyruar të fliste në një videokasetë kundër pranisë amerikane atje. Gazetarja thotë se ata i kishin premtuar se do ta lironin nëse bashkëpunonte për të regjistruar videokasetën.
Ajo falenderoi gjithashtu përfaqësuesit e qeverive amerikane dhe irakiane që punuan për lirimin e saj. Ajo shprehu mirënjohje për ushtrinë amerikane dhe kolegët e saj gazetarë. //ad//