Lidhje

Prirje të reja në biznesin e kafesë


Fermerët e vegjël përbëjnë tre të pestat e 25 milionë prodhuesve të kafesë në botë, por zakonisht ata kanë fitimet më të vogla të kësaj industrie. Por kjo prirje dalngadalë ka filluar të ndryshojë pasi shpërndarja e fitimit që njohur si “tregtia e drejtë” po pranohet gjithnjë e më tepër si praktikë në këtë industri.

Kafeja është artikulli i dytë që tregtohet më shumë në botë dhe gjeneron më shumë të ardhura se sa çdo prodhim i papërpunuar pas naftës. Por shpërndarja e të ardhurave nga kafeja është bërë një çështje shqetësuese në vitet e fundit.

“Tradicinlaisht kafeja ka patur përfitime të mira ekonomike, kryesisht nga këndvështirimi i shitësve, ndërsa prodhuesi zakonisht ka mbetur prapa,” thotë Rick Rhinehart, drejtuesi i prodhimit në kompaninë e kafesë Groundwork në Los Anxhelos. Kjo kompani importon nga prodhues të ndryshëm në gjithë botën dhe praktikon politikën e “tregtisë së drejtë” në përpjekje për t’i dhënë fund diferencave të mëdha në shpërndarjen e të ardhurave, veçanërisht mes kultivuesve të kafesë.

“Qëllimi ynë është krijimi i një shpërndarjeje më racionale me qëllim që prodhuesit e kafesë të kenë të njejtat përfitime ekonomike si shitësit dhe të shikojnë të njejtin ndikim në standardin e jetesës si edhe ata,” thotë zoti Rhinehart. Këto përfitime janë ndoshta më të mëdha për shitës të tillë si Starbucksi në Seattle të Washigtonit, një nga 500 korporatat më të mëdha në Amerikë.

Starbucksi është një kompani me shtrirje botërore që ka në plan të operojë rreth 25 mijë dyqane në gjithë botën. Presidenti i saj, Orin Smith, thotë se firma e tij është e angazhuar të ndihmojë kultivuesit e kafesë të kenë përfitime më të mira. “Ne kemi një marrëveshje me konsumatorët tanë se do t’u ofrojmë cilësi shumë të lartë kafeje por me një çmim të lartë. Kjo është e rëndësishme për ne por edhe për fermerët, sepse ky çmim i lartë na jep mundësinë që t’u paguajmë atyre një çmim më të lartë nga çdo blerës në botë për prodhimin e tyre,” thotë zoti Smith. Starbucksi thotë se ua paguan këtë çmim të lartë fermerëve vegjël të preferur që e furnizojnë me cilësi të zgjedhur kafeje.

Por aktivisti i “tregtisë së drejtë”, Mario Monroy nga Meksika thotë se nuk është i sigurt nëse sistemi po funksionon ashtu siç duhet. “Në fakt Starbucksi nuk e di se ku shkon paraja. Dhe në qoftë se do të paguash një çmim të drejtë, duhet të preokupohesh se ku shkon paraja, pra nëse shkon drejtpërdrejt tek kultivuesit e kafesë”. Meksika, ku bën fushatë zoti Monroy, është prodhuesi i pestë më i madh i kafesë në botë. Por fermerët e atjeshëm që kultivojnë kafe të cilësisë së lartë, kanë të njejtat shqetësime si ata nga Guatemala deri në Etiopi. //ad//

XS
SM
MD
LG