Lidhje

Petersen kritikon Serbinë për inkurajimin e pakicës serbe të Kosovës që të bojkotojë institucionet


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen kritikoi Serbinë se ka inkurajuar pakicën serbe të Kosovës që të boikotojë institucionet dhe të mos pranojnë rrogat shtetërore.

Zoti Jessen-Petersen i quajti veprimet serbe shumë të dëmshme dhe në kundërshtim me objektivin për një Kosovë shumë-etnike. Ai i bëri komentet në një takim njëditor me dyer të mbyllura të diplomatëve evropianë, rusë dhe amerikanë në Vouliagmeni të Greqisë për të diskutuar mbi situatën në Kosovë.

Përfaqësues të Prishtinës dhe Beogradit zhvilluan të hënën raundin e tretë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, por nuk u njoftua ndonjë rezultat.//lk

XS
SM
MD
LG