Lidhje

Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut përshkruan tmerret e 11 shtatorit 2001 gjatë gjyqit të Musauit


Ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut përshkroi tmerret e 11 shtatorit 2001 gjatë seancës së dënimit të gjyqit të terroristit të shpallur fajtor, Zakarias Musaui.

Zoti Xhuliani tha se imazhi i dy njerëzve që hidheshin bashkë nga Qendra Botërore e Tregtisë, të cilët dukeshin se ishin kapur për dore, i kujtohet çdo ditë. Pjesëtarët e jurisë panë video të njerëzve që hidheshin nga ndërtesat që digjeshin.

Edhe të afërmit e miqtë e viktimave filluan dëshmitë e tyre dje, gjatë fazës së dytë të seancës së caktimit të dënimit.

Juria do të vendosë pastaj nëse ta dënojë Musauin me vdekje apo burgim të përjetshëm.

Gazetarët që mbulojnë gjyqin thonë se i pandehuri nuk po tregonte kurrfarë interesimi gjatë dëshmive.

XS
SM
MD
LG