Lidhje

Në Itali po zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme


Në Itali po zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Më 9 dhe 10 prill, italianët zgjedhin midis koalicioneve të kryesuar nga kryeministri i tanishëm Silvio Berluskoni dhe ish Kryeministri Romano Prodi.

Disa orë pas hapjes së qendrave të votimit, ministria e brendshme tha se pjesmarrja ishte paksa më e ulët se sa në zgjedhjet e vitit 2001, të cilat u zhvilluan në një ditë të vetme.

Anketimet nuk e lejuan në ditët para zgjedhjeve por analistët besojnë se koalicioni i Prodit, i qendrës së majtë, kishte një farë epërsie ndaj koalicionit në pushtet të qendrës së djathtë të kryeministrit Berluskoni.

Në përpjekje për të fituar vota, zoti Berluskoni ka premtuar një seri shkurtimesh në taksat mbi të ardhurat dhe pronat e paluajtëshme.

Ndërsa zoti Prodi ka deklaruar se do të shkurtojë taksat e biznesit për të rigjallëruar ekonominë italianë në gjendje stanjacioni. //ad//

XS
SM
MD
LG