Kultura shqiptare është e njohur, veç të tjerash, në botë edhe nga lahuta, një instrument muzikor ky i traditës së hershme të folklorit shqiptar, që ka shoqëruar eposin legjendar të kreshnikëve.
Lahutari i njohur, Jonuz Delaj, nga Malësia e Madhe, është pjesemarrës i shume veprimtarive kulturore brenda dhe jashte Shqiperise. Ai thotë se në trevën e Kelmendit ka patur një traditë të lahutës dhe ka filluar t’i bjerë lahutës që në moshën 7 vjeç.
Jonuzi thotë se lahuta është e lashtë sa vetë kreshnikës. Ai ia ka kaluar këtë traditë edhe së bijës Senada, e cila thotë se lahuta është një pasaportë e malësorëve shqiptarë që tregon traditën e lashtë të tyre.
Rapsodi Jonuz Delaj thotë se kohët moderne nuk ia kanë zbehur vlerat lahutës.//ii