Lidhje

Izraeli pret lidhjet me qeverinë palestineze të kryesuar nga Hamasi


Izraeli i ka perë të gjitha lidhjet me qeverinë palestineze të mbizotëruar nga Hamasi, duke e cilësuar Autoritetin Palestinez si organizëm armiqësor. Ky vendim u mor dje gjatë takimit të kabinetit izraelit të sigurimit.

Në një deklaratë të Kryeministrit Ehud Olmert thuhet se Izraeli do të përpiqet të minojë qeverinë palestineze të udhëhequr nga Hamasi dhe do të bojkotojë të gjithë zyrtarët e huaj që takohen me anëtarë të Hamasit gjatë vizitave të tyre në rajon.

Në të njëjtën kohë, zoti Olmert u zotua se nuk do t’i pakësojë sulmet izraelite që kanë lënë të vrarë 15 palestinezë, kryesisht ekstremistë, që nga e premtja.

Izraeli ndërmori sulmet për të ndaluar zjarrin e raketave nga Rripi i gazës që ka në shënjestër pjesën jugore të Izraelit. Hamasi i ka cilësuar sulmet izraelite si masakër, por tha se nuk do të marrë masa për të frenuar ekstremistët.

Kabineti palestinez mbajti dje një sesion urgjent për të planifikuar një përgjigje ndaj sulmeve izraelite, por nuk është dhënë asnjë hollësi rreth këtij takimi.

XS
SM
MD
LG