Lidhje

The Washington Post: Presidenti Bush ka patur dijeni se “laboratorët e lëvizshëm irakianë të armëve” nuk ishin të tillë


Gazeta amerikane The Washington Post njofton se një mision sekret amerikan kishte arritur në përfundimin se kamionët e gjetur në Irak menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake nuk kishin lidhje me armët biologjike, megjithë pretendimin e Presidentit Bush se ato ishin laboratorë të lëvizshëm armësh.

Gazeta The Washington Post citon në numrin e saj të së mërkurës zyrtarë që nuk pranuan të identifikohen, të cilët thonë se misioni sekret arriti në këtë përfundim njëzëri dhe ia përcolli atë Uashingtonit, dy ditë para deklaratës së Presidentit Bush më 29 maj të vitit 2003. Në atë kohë presidenti Bush deklaroi se dy kamionë të kapur nga trupat amerikane dhe kurde dukej se ishin laboratorë lëvizës për armë biologjike.

Një zëdhënës i Agjencisë së Zbulimit të Pentagonit e mohoi njoftimin e gazetës se informacioni i zbulimit ishte fshehur ose injoruar duke shtuar se informacioni ishte përfshirë në kontekstin e dokumenteve mbi kërkimet për armë të shkatërrimit në masë në Irak. //az//

XS
SM
MD
LG