Lidhje

Izraeli përgjigjet me goditje me raketa pas sulmit vetëvrasës palestinez në Tel Aviv


Dëshmitarë palestinezë thonë se ushtria izraelite ka goditur me raketa një ofiçinë në Rripin e Gazës disa orë pasi një palestinez kreu një sulm vetëvrasës nga i cili gjetën vdekjen 9 vetë.

Thuhet se raketat dëmtuan ofiçinën, por nuk shkaktuan asnjë të vrarë. Burime palestineze njoftuan gjithashtu aktivitet të ushtrisë izraelite në qytetet Nablus dhe Xhenin në Bregun Perëndimor.

Të hënën në mëngjes një anëtar i grupit ektremist Xhihadi Islamik aktivizoi lëndë plasëse pranë një dyqani ushqimor në Tel Aviv. Të paktën 60 vetë mbetën të plagosur. Grupi ekstremist palestinez Hamas, i cili kohët e fundit mori pushtetin në qeverinë palestineze, e mbrojti këtë sulm.

Por Shtetet e Bashkuara e cilësuan sulmin si një akt të urryer dhe të pajustifikuar. Ato dënuan komentet e Hamasit lidhur me shpërthimin.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan dënoi shpërthimin dhe nxiti autoritetin palestinez të mbajë qëndrim kundër atyre që ai i cilësoi si akte terrorizmi të pajustifikueshme. //ad//

XS
SM
MD
LG