Në Itali, koalicioni i qendrës së majtë të Romano Prodit fitoi garën për postet drejtuese në të dyja dhomat e parlamentit, duke bërë që kryeministri Silvio Berluskoni të deklarojë se do të japë dorëheqjen javën tjetër.
Franko Marini u zgjodh kryetar i senatit me një diferencë prej 9 votash në një raund të katërt të tensionuar votimi të zhvilluar sot. Pak orë para kësaj, politikani komunist Fausto Bertinotti u zgjodh kryetar i dhomës së ulët të parlamentit duke fituar një shumicë të thjeshtë në Dhomën e Deputetëve. Këto fitore ishin prova e parë për koalicionin e Prodit, i cili arriti fitore ndaj kryeministrit Silvio Berluskoni në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë të zhvilluara këtë muaj.
Zoti Prodi po përpiqet të formojë një qeveri të re nga një aleancë e gjerë që përfshin komunistët dhe katolikët e moderuar. Deputeti i qendrës së majtë Pjerluixhi Kastanjeti tha se vendi ka nevojë pa vonesë për një qeveri të re. //rd//