Lidhje

SHBA: Demonstrata për reformimin e politikave të imigracionit


Imigrantë dhe përkrahës të tyre në mbarë Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në një grevë dhe bojkotim biznesi mbarë-kombëtar për të ushtruar trysni mbi Kongresin amerikan që të angazhohet për miratimin e ligjeve për reformimin e politikave të imigracionit.

Demonstrata të mëdha po zhvillohen tani në një numër qytetesh amerikane, përfshirë Chicagon në shtetin Ilinoi, Finiks të Arizonës, Atlanta të Xhorxhias dhe Denver të Kolorados. Një manifestim i madh është planifikuar gjithashtu në Los Angeles.

Një numër shoqatash që përfaqësojnë imigrantët organizuan bojkotin e sotëm të titulluar “Një ditë pa Imigrantë.” Ata po u bëjnë thirrje imigrantëve dhe fëmijëve të tyre të mos shkojnë sot në punë apo në shkollë dhe të mos blejnë asgjë në përpjekje për të vënë në pah kontributin që japin në këtë vend 11 milion imigrantët e paligjshëm. Por disa udhëheqës të imigrantëve e kundërshtojnë bojkotimin nga frika se mund të ketë ndikim negativ në opinionin publik amerikan.

Senatorët amerikanë thonë se po marrin në shqyrtim projekt-ligje që parashikojnë forcimin e kontrollit kufitar dhe i hapin rrugën marrjes së shtetësisë amerikane për miliona imigrantë të paligjshëm.//lk

XS
SM
MD
LG