Lidhje

Rifillojnë në Vjenë bisedimet mbi të ardhmen e Kosovës


Bisedimet e organizuara nga Kombet e Bashkuara mbi të ardhmen e Kosovës rifilluan sot në Vjenë. Ky raund do të përqëndrohet në të ardhmen e komuniteteve serbe në atë rajon. Përfaqësuesit serbë thanë se do të kërkojnë krijimin e të paktën 17 komuniteteve të administruara nga sërbët dhe pakicat e tjera. Shqiptarët thonë se do të donin ta kufizonin këtë numër në rreth pesë.

Statusi i qytetit të ndarë të Mitrovicës pritet të jetë një çështje kyçe. Serbia kërkon që pjesa veriore e Mitrovicës të të njihet si një distrikt krejtësisht i ndarë nga pjesa jugore e qytetit. Shqiptarët kanë frikë se ndarja e Mitrovicës do të çonte në dnarjen e Kosovës. Ata propozojnë krijimin e 2 organeve lokale bashkiake të varura nga një këshill qëndror ekzekutiv.

Qeveritë perëndimore, përfshirë Kombet e Bashkuara, thonë se çdo e ardhme për Kosovën duhet të sigurojë të drejtat e pakicave. //rd//

XS
SM
MD
LG