Lidhje

SHBA liron pesë myslimanë kinezë nga burgu i Guantanamos dhe i dërgon në Shqipëri


Shtetet e Bashkuara liruan pesë myslimanë kinezë nga qendra e paraburgimit në Gjirin Guantanamo dhe i dërguan në Shqipëri për t’u rivendosur atje.

Departamenti i Shtetit tha dje se qeveria shqiptare ra dakort t’i pranojë ata si gjest humanitar. Shtetet e Bashkuara kanë arritur në përfundimin se të pesë kinezët nuk janë më luftëtarë armiq në luftën kundër terrorizmit, por nuk pranuan t’i kthenin në Kinë nga frika se atje mund të persekutohen.

Kinezët e liruar janë uigurë etnikë nga një zonë e Kinës perëndimore, të cilët kërkojnë autonomi më të gjerë nga qeveria. Mendohet se ata janë kapur në Afganistan apo Pakistan gjatë operacioneve ushtarake amerikane pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG