Lidhje

Nënpresidenti amerikan Dik Çejni në Dubrovnik


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney ndodhet në qytetin kroat të Dubrovnikut, ndalesa e fundit në turneun e tij që përfshin tre vende.

Programi i sotëm i zotit Cheney parashikon takime me Presidentin kroat Stipe Mesiç dhe një darkë me kryeministrin Ivo Sanader. Nesër, zoti Cheney do të takohet në Dubrovnik përsëri me zotin Sanader si dhe me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe me atë të Maqedonisë Vllado Buçkovski, për bisedime të përbashkëta lidhur me NATO-n.

Të tre vendet janë nënshkruese të Kartës së Atlantikut, e cila u krijua për t’i ndihmuar ato të anëtarësohen në NATO. Gjatë turneut të tij, zoti Cheney vizitoi edhe Lituaninë dhe Kazakistanin dhe do të kthehet në Shtetet e Bashkuara të hënën. //rd//

XS
SM
MD
LG