Lidhje

Avionët izraelitë qëllojnë me dy raketa një kamp ekstremist palestinez në Rripin e Gazës


Ushtria izraelite thotë se avionët e tij qëlluan me dy raketa një kamp ekstremist palestinez në Rripin e Gazës.

Zyrtarë palestinezë të mjekësisë thonë se nuk pati të vrarë as të plagosur nga sulmi i djeshëm, por deri tani nuk janë dhënë hollësi rreth dëmeve materiale.

Kampi pranë Khan Junisit drejtohet nga një grupi i lidhur me Partinë Fatah të presidentit palestinez, Mahmud Abaz. Ushtria izraelite thotë se ekstremistët e përdornin kampin për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundër Izraelit.

Po dje, zyrtarë të lartë izraelitë tha se do të presin deri në fund të vitit para se të vendosin nëse të caktojnë në mënyrë të njëanshme kufijt përfundimtar të vendit me palestinezët.

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, thotë se është i gatshëm të presë aq gjatë në mënyrë që qeveria palestineze e drejtuar nga Hamasi të njohë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, një kusht themelor për bisedimet.

Por negociatori palestinez, Saeb Erekat, thotë se palestinezët dhe Presidenti Abaz janë të gatshëm të rifillojnë negociatat.

XS
SM
MD
LG