Lidhje

Ahmadinexhad i gatshëm për bisedime me vende që nuk e kërcënojnë Iranin


Presidenti iranian thotë se është i gatshëm për të zhvilluar bisedime rreth programit të vendit të tij për pasurimin e uraniumit por jo me vendet që kërcënojnë të përdorin forcën kundër Iranit.

Mahmud Ahmadinexhad foli sot për gazetarët pas takimeve të tetë vendeve kryesisht myslimane në ishullin Bali të Indonezisë. Ai ritheksoi se ambiciet bërthamore të Iranit kanë thjesht lidhje me prodhimin e energjisë për qëllime paqësore.

Zoti Ahmadinexhad falenderoi gjithashtu vendet pjesëmarrëse për mbështetjen dhe mbrojtjen e zhvillimit paqësor të energjisë bërthamore. Presidenti iranian i bëri komentet gjatë takimeve me grupin e tetë vendeve në zhvillim, ku bëjnë pjesë Pakistani, Turqia, Malajzia, Egjipti, Bangladeshi, Nigeria dhe vendi mikpritës, Indonezia.

Bisedimet synojnë të përqendrohen në çështje të tregtisë dhe zhvillimit, por ballafaqimi i tensionuar ndërkombëtar rreth programit bërthamor të Iranit i ka lënë në hije këto çështje. Ministri i jashtëm iranian tha në takim se shpreson që vendet evropiane të kërkojnë një zgjidhje paqësore të krizës. //rd//

XS
SM
MD
LG