Lidhje

Parlamenti irakian pritet të votojë të shtunën për kabinetin e ri të kryeministrit Al-Maliki


Ligjvënësit irakianë thonë se kryeministri i emëruar i vendit, Nouri al-Maliki, ka bërë thirrje që parlamenti të mblidhet të shtunën për të ratifikuar kabinetin e ri.

Ky hap mund të sinjalizojë përfundimin e bllokimit politik që e ka lënë Irakun pa një qeveri të plotë të zgjedhur që prej zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar.

Parlamenti duhet të miratojë kabinetin e zotit al-Maliki para se administrata e parë e plotë e Irakut, që nga rrëzimi i Sadam Huseinit, të mund të qeverisë. Afati 30 ditësh i kryeministrit për formimin e qeverisë përfundon të hënën.

Shtetet e Bashkuara thonë se një qeveri e unifikuar irakiane është kyçi për t’i dhënë fund dhunës sektare dhe sulmeve të kryengritësve. Ndërkohë, forcat irakiane të sigurisë po kërkojnë për një diplomat të Emiratve të Bashkuara Arabe, i cili u rrëmbye dje në Bagdadin Perëndimor. Gjatë rrëmbimit, u vra roja personale e tij.

XS
SM
MD
LG