Lidhje

Afganistan: Forcat amerikane kanë vrarë deri në 27 anëtarë të dyshuar talebanë


Forcat amerikane në Afganistan thonë se kanë vrarë deri në 27 anëtarë të dyshuar taleban, gjatë një operacioni në provincën jugore të Kandaharit.

Ushtria amerikane konfirmoi sot përmes një deklarate për 7 të vrarë, duke shtuar se 15 deri në 20 të dyshuar të tjerë mund të jenë vrarë gjatë një sulmi ajror.

Më parë, forca afgane dhe kanadeze zbuluan një grup tjetër taleban në të njëjtën provincë. Një zëdhënës i koalicionit i tha Zërit të Amerikës se 18 ekstremistë dhe një ushtar kanadez u vranë dhe 26 ekstremistë u kapën.

Në provincën fqinje Helmand, qindra kryengritës sulmuan qytetin Musa Kala. Të paktën 13 policë dhe 40 talebanë u vranë.

Në qytetin Herat të Afganistanit perëndimor, një autor sulmesh vetëvrasëse përplasi veturën e tij në një autokolonë, duke shkaktuar vdekjen e një kontraktori amerikan, që stërviste policinë afgane. Disa orë më vonë, nga një sulm vetëvrasës u vra një civil afgan në provincën juglindore të Gaznit.

XS
SM
MD
LG