Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, tha se duhet të merren masa të menjëhershme për të shpëtuar jetën e mijëra njerëzve në rajonin e mbërthyer nga konflikti të Darfurit në Sudan.
Në një artikull të botuar në gazetën franceze Le Figaro, zoti Annan e quajti Darfurin krizën më të rëndë humanitare në botë.
Ai tha se uria dhe sëmundjet do t’u kushtojnë jetën qindra mijëra viktimave, në qoftë se grupet e ndihmave nuk kanë mbështetje të fuqishme dhe të menjëherëshme.
Zoti Annan bëri gjithashtu thirrje për mbështetjen e forcave paqeruajtëse të Bashkimit Afrikan në Darfur.
Te enjten, një zyrtar sudanez tha se qeveria e tij është e hapur për të diskutuar vendosjen e një force të OKB-së siç është propozuar. Qeveria sudaneze dhe grupi më i madh kryengritës në Darfur nënshkruan një marrëveshje paqeje në fillim të muajit. Por dy fraksione të tjera kryengritësish nuk kanë pranuar ta nënshkruajnë.//ii