Lidhje

Ehud Olmert thotë se do të fillojë zbatimin e planit për rihartimin e kufijve në mënyrë të njëanshme, në se qeveria palestineze nuk ndryshon politikat e saj


Kryeministri izraelit Ehud Olmert tha se vendi i tij do të fillojë zbatimin e planit për rihartimin e kufijve në mënyrë të njëanshme, në se qeveria palestineze e udhëhequr nga grupi ekstremist Hamas nuk ndryshon politikat e saj.

Duke folur para dy dhomave të Kongresit amerikan, kryeministri Olmert tha se Izraeli është gati të negociojë me qeverinë e Autoritetit Palestinez, në se ajo nuk dënon terrorizmin dhe nuk njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

Në se Hamasi refuzon, shtoi zoti Olmert, Izraeli nuk do t’i japë një rregjimi terrorist veton mbi përparimin, siç u shpreh ai.

Po sot, një zyrtar i lartë izraelit tha se qeveria palestineze ka afat deri në fund të vitit për të ndryshuar politikat e saj para se Izraeli të fillojë zbatimin e planeve për t’u tërhequr nga pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor dhe të ripërcaktojë kufijtë e rinj.

Gjatë fjalimit të tij para kongresit amerikan, kryeministri izraelit vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se të dy vendet janë të bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG