Lidhje

Shqipëri: deputetët reagojnë ashpër ndaj zhvarrimeve në Përmet


Në Shqipëri, deputetë të të dyja krahëve të politikës reaguan të hënën ashpër ndaj ngjarjeve në Përmet, ku përfaqësues të Kishës Ortodokse janë përfshirë në zhvarrimin e banorëve të vdekur të disa fshatrave dhe eshtrat janë përgatitur për t’u dërguar në përmendoren e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dje pasdite, rreth 60 arka me eshtra u gjetën në Kishën e Kutalit. Deputetët e quajtën një vepër makabre hapjen e varreve dhe kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve policore dhe të drejtësisë.//ii

XS
SM
MD
LG