Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bën thirrje për kompromis Prishtinës dhe Beogradit


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan tha se Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje të thella dhe janë larg arritjes së një kompromisi për statusin e Kosovës.

Në raportin e tij të fundit për Këshillin e Sigurimit dje, zoti Anan vinte në dukje se asnjë palë nuk mund të përfitojë, në se ato nuk tregohen më të lakueshëm dhe në se nuk janë të gatshme për të bërë lëshime.

Shqiptarët kërkojnë pavarësi të plotë, Serbia e kundërshton këtë kërkesë dhe pakica serbe në Kosovë nuk pranon të bashkëpunojë me institucinet vendore. Zoti Anan u bëri thirrje banorëve serbë të Kosovës të hyjnë në institucionet vendase duke shtuar se bojkoti është në dëm të tyre.//lk

XS
SM
MD
LG