Lidhje

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Shqipërisë të vazhdojë reformat


Ndihmës zëvendës sekretarja amerikane e shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë Rosemary DiCarlo përshëndeti të enjten nënshkrimin marrëveshjes së stabilizim-asociimit mes Shqipërsië dhe Bashkimit Evropian dhe u bëri thirrje autoriteve të vazhdojnë reformat e duhura politike, ekonomike dhe ushtarake.

Pasi dëshmoi në një seancë të Komisionit të Helsinkit për Ballkanin, zonja di Carlo tha për Zërin e Amerikës se zgjedhjet e ardhshme vendore janë një prej elementëve më të rëndësishëm të reformave.

“Ne shpresojmë që zgjedhjet e ardhshme vendore do të jenë në përputhje me standartet ndërkombëtare. Kjo është shumë e rëndësishme për procesin e reformave”.

Po aq e rëndësishme tha zyrtarja e lartë e Deparetamentit të Shtetit, është edhe lufta kundër krimit e korrupsionit në Shqipëri.

“Ne kemi parë përparim në këtë luftë kohët e fundit dhe i bëjmë thirrje qeverisë dhe kujtdo tjetër të vazhdojnë me këto përpjekje”.

Shtetet e Bashkuara, tha zyrtarja amerikane, po e ndihmojnë Shqipërinë të luftojë krimin e korrupsionin përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit.

Gjatë seancës së Komisionit të Helsinkit, zëvendës ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Rosemary Di Carlo tha se vizioni amerikan për rajonin është ai i paqes dhe qëndrueshmërisë ku vendet e Evropës Jugore dhe Qendrore të jenë pjesë e një Evrope të bashkuar, të lirë dhe në paqe. Për këtë qëllim tha ajo ne kemi punuar për të përgatitur rajonin për një të ardhme demokratike në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Integrimi Euro-Atlantik nuk mund të arrihet pa u bërë përparim në fusha të rëndësishme, veçanërisht ato që po diskutohen nga ky komision. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me kandidatet e NATO-s: Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për reformat e nevojshme për anëtarësim”.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara kanë theksuar vazhdimisht se reformat politike dhe ekonomike, janë po aq kritike sa ato në fushën e mbrojtjes dhe shtoi se këto vende e kanë marrë mesazhin.

XS
SM
MD
LG