Lidhje

Nikotina dhe sistemi imunitar; Joga lufton kancerin


Nikotina dhe sistemi imunitar

Dihet se nikotina është një substancë që krijon varësinë e organizmit. Ajo gjendet në cigare, pirja e të cilave është shumë e dëmshme. Por shkencëtari Luis Ulloha, imunologjist pranë Institutit Feinstein për kërkime mjekësore, ka zbuluar se nikotina mund të kurojë sëmundjen sepsis kriptogjenin nga e cila vdesin çdo vit rreth 250 mijë amerikanë. Sepsis nxitet nga ndonjë traumë ose infeksion, dhe shkakton shrregullimin e veprimtarisë së sistemit imunitar të njeriut.

“Është përgjigja e pakontrolluar e këtij sistemi që sjell vdekjen”, thotë shkencëtari Luis Ulloha pranë institutit Feinstein për kërkime mjekësore. “Në këtë rast sistemi imunitar përgjigjet fuqishëm gjë që shkakton sulme ndaj sistemit kardiovaskular dhe është në gjendje të shkaktojë mosfunksionimin e plotë të shumë organeve njëherësh.”

Siç është njoftuar herë pas here në revista shkencore, studimet kanë treguar se ata që pijnë duhan janë më pak në rrezik të preken nga kjo sepsis kriptogjeni. Duhani e nikotina përbëjnë qëndër debatesh, dhe rezultatet befasuese të studimeve të herëshme bënë që grupi i shkencëtarëve i kryesuar nga doktor Ulloha të përqëndrohej edhe një herë mbi këtë çështje. Gjatë punës në laborator, doktor Ulloha zbuloi se nikotina mbështillet pas qelizave imunizuese dhe i parandalon ato nga përhapja e substancave infektuese në organizëm. Eksperimentet me kafshë në laborator treguan se nikotina ishte në gjendje të kuronte sepsis kriptogjenin tek minjtë.

“Pra në këtë rast nikotina mund të luftojë fuqishëm infeksionin”, thotë doktor Ulloha, “por problemi është se klinikisht nikotina nuk mund të përdoret, pasi përmban shumë efekte toksike.”

Doktor Ulloha thekson se studimi i tij nuk duhet të shihet si përkrahës për pirjen e duhanit, por përderisa ai dhe ekipi i tij zbuluan një aspekt ku nikotina jep rezultat për të qetësuar sistemin imunitar, shkencëtarët tani mund të shqyrtojnë mundësitë e zhvillimit të një ilaçi që sjell rezultate të ngjashme me nikotinën, për të luftuar sepsis kriptogjenin, një nga sëmundjet më vdekjeprurëse.

Ushtrimet e jogës ndihmojnë kundër kancerit

Diana Lansden thotë se para një viti ishin ushtrimet e jogës që e ndihmuan atë të përballonte pa probleme terapinë 6 javëshe me rreze.

Doktor Lorenco Kohen pranë qëndrës mjekësore Anderson në Houston të Teksasit është autor i studimit që arriti në përfundimin se gratë me kancer të gjirit që morrën pjesë në klasën për ushtrime të jogës gjatë periudhës së trajtimit me rreze, e kaluan këtë periudhë pa probleme fizike apo shpirtërore. Tani Diana Lansden ka përfunduar trajtimin, megjithatë ajo kryen rregullisht ushtrime të jogës dhe arsyeja që tani ndjehet mirë, thotë ajo, është kryesisht edhe rezultat i ushtrimeve të tilla fizike e medituese.

XS
SM
MD
LG