Lidhje

Irak: Gjenden trupat e dy ushtarëve amerikanë


Ushtria amerikane njoftoi se 2 trupat e gjetur afër Jusufijas në jug të Bagdatit mendohet të jenë të dy ushtarëve të zhdukur amerikanë.

Gjeneral-majori William Caldwell tha sot në Bagdat se do të bëhen analizat e ADN-së për të konfirmuar identitetin e viktimave. Ai tha se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar. Një zëdhënës irakian u tha gazetarëve sot se trupat kishin shenja torture dhe keqtrajtimi të rëndë.

Një grup kryengritës irakian, që ka lidhje me al-Kaidën, mori përgjegjësinë për vrasjet me anë të njoftimi, që bëri në një faqe interneti. Në të thuhet se udhëheqësi i ri i al-Kaidës në Irak, Abu Hamza al-Muhaxhir, ekzekutoi dënimin e këtij grupi. Abu Hamza al-Muhaxhir zuri vendin e Abu Musab al-Zarkavit, i cili u vra nga një sulm ajror i forcave amerikane afër Bakubës.

Dy ushtarët amerikanë u zhdukën të premten pas një prite të kryengritësve. Një ushtar u vra nga ai sulm. Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se forcat e koalicionit vranë 15 terroristë sot në veri të qytetit të Bakubës. Por irakianët vendas thanë se të paktën 13 civilë u vranë gjatë sulmeve. //rd//

XS
SM
MD
LG