Lidhje

Kryeministri britanik do të shpallë krijimin e një ekipi që do të ndjekë ecurinë e premtimeve për Afrikën


Kryeministri britanik Toni Bler ka në plan të njoftojë sot formimin e një ekipi të nivelit të lartë për të vëzhguar premtimet nga kombet e pasura për të zhdukur varfërinë në Afrikë.

Zyra e zotit Bler thotë se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Anan do të drejtojë Ekipin e Progresit Afrikan. Ndër anëtarët e tjerë numërohen, miliarderi amerikan i majkrosoftit, Bill Gejts; presidenti nigerian, Olusegun Obasanjo dhe ylli i rokur Bob Geldof.

Zyrtarë britanikë thonë se kryeministri Bler në fjalimin e tij do të thotë se të ndjekësh vënien në jetë të zotimeve të Grupit të Tetëshes është një punë që kërkon një angazhim të madh. Pritet që ai të njoftojë se është bërë përparim në uljen e varfërisë në Afrikë, por mbetet e ende shumë punë për t’u bërë.

Udhëheqësit e vendeve të Tetshes u zotuan për të dhuruar një shtesë prej 50 miliardë dollarësh vendeve në zhvillim, brenda vitit 2010 kur do të zhvillohet takimi i nivelit të lertë të Grupit, në Glenigëlls të Skocisë. Rreth gjysma e kësaj shume do të dërgohet në Afrikë.

XS
SM
MD
LG