Lidhje

UNMIK-u lejon kryeministrin serb të vizitojë Kosovën


Autoritetet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë miratuan planet e kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, për ta vizituar atë.

Zyrtarë të OKB-së thonë se zoti Koshtunica do të udhëtojë për në Kosovë të mërkurën, për ceremonitë me rastin e përvjetorit të Betejës së Fushë-Kosovës.

Në betejën që u zhvillua në vitin 1389, forcat otomane mundën një ushtri të krishterë të udhëhequr nga princi serb Llazar - humbje që ka fituar përmasa gati mitike për serbët, të cilët e shohin atë si një shembull të sakrificës së tyre në mbrojtjen e Evropës nga pushtuesit myslimanë.//lk

XS
SM
MD
LG