Lidhje

Debat në Kongres për shkrimet e gazetës New York Times për një program anti-terror të qeverisë


Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë hyrë në një debat për lirinë e shtypit, që u ndez kur gazeta New York Times dhe gazeta të tjera botuan shkrime për një program të qeverisë amerikane dhe mban nën kontroll transferimet bankare ndërkombëtare.

Në rezolutën e hartuar nga shumica republikane megjithë kundërshtimet e demokratëve të opozitës, deklarohet se nxjerrja e paautorizuar e informacionit sekret mund të rrezikojë jetën e amerikanëve nëse bën publike metodat që përdor qeveria për të gjetur terroristët përmes transaksioneve financiare.

Po ashtu thuhet se Dhoma e Përfaqësuesve pret që organet e shtypit të bashkëpunojnë për mbrojtjen e jetës së amerikanëve dhe aftësinë e qeverisë për të identifikuar, kapur dhe për t’u ndërprerë aktivitetin terroristëve, duke mos bërë publike programet e zbulimit.

Artikuj për metodat e përdorura në Programin e Qeverisë për të Zbuliar Financat e Terroristëve u botuan në gazetën New York Times, si edhe në Wall Street Journal dhe Los Angeles Times, mes të tjerash.

Megjithëse rezoluta nuk përmend ndonjë gazetë me emër, debati i ndezur u përqendrua tek New York Times. Republikanët si Rick Renzi i Arizonës akuzoi gazetën se kishte dëmtuar sigurinë kombëtare.

“Gazeta New York Times ka filluar ta bëjë rrugë nxjerrjen e informacioneve sekrete. Duke u nisur nga pohimet e tyre, ata kanë nxjerrë sekretet më të mëdha të qeverisë. Ata thanë se programi anti-terror i qeverisë ka ndihmuar për gjetjen e vetëm pak terroristëve të mundshëm. Por një numër i vogël terroristësh goditi këtë vend më 11 shtator. Një numër i vogël terroristësh mund të ndihmojnë që të shkatërrojnë këtë vend, ose t’i bëjnë keq”.

Demokratët reaguan duke akuzuar republikanët se e kishin sajuar debatin për arsye politike, ndërsa i drejtuan kritikat e tyre ndaj përpjekjeve të tjera anti-terroriste të administratës së Presidentit Bush si programi për përgjimin e telefonatave të personave të dyshuar si terroristë.

Anëtarja demokrate e Kongresit Jane Harman tha se megjithëse rezoluta ngre disa shqetësime legjitime për rrezikun ndaj sigurisë nga nxjerrja e informacionit sekret, sulmet ndaj medias do të sillnin në fund të fundit si rezultat gërryerjen e lirisë së shtypit.

"Nëse dikush do që të jetojë në një shoqëri ku gazetarët futen në burg, i inkurajoj të shkojnë në Kubë, Kinë, apo Korenë e Veriut dhe të shohin nëse do të ndjehen më të sigurt. Kjo rezolutë i kërkon Kongresit që t’i japë administratës edhe një herë dorë të lirë. Kjo nuk sjell asgjë të mirë”.

Duke kritikuar njoftimet e gazetave për programin e financave të terroristëve, Presidenti Bush tha në fillim të javës se anëtarë të Kongresit ishin njohur hollësisht me prohramin, duke thënë se programi ishte krejtësisht në përputhje me ligjin.

New York Times dhe gazeta të tjera e kanë mbrojtur vendimin e tyre për botimin e artikujve për programin e ndjekjes së transaksioneve bankare duke thënë se e bënë një gjë të tillë në interes të publikut.

Demokratët që e kundërshtuan rezolutën e djeshme republikane që u miratua kryesisht me një ndarje votash sipas përkatësisë partiake thanë se vetëm një numër i vogël anëtarësh të Kongtresit ishin informuar dhe vunë në pikëpyetje formulimin e dokumentit ku pretendohej se Kongresi kishte kryer mbikqyrjen e duhur për programin.

XS
SM
MD
LG