Lidhje

Burns: SHBA-ja do të shtojë përpjekjet diplomatike lidhur me bisedimet për statusin


Nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns tha se bisedimet për të ardhmen e Kosovës duhet të përfundojnë këtë vit. Ai u tha gazetarëve sot në Bruksel se 2006-a duhet të jetë viti i vendimit për Kosovën.

Zoti Burns tha se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë përpjekjet diplomatike lidhur me bisedimet për statusin. Ai theksoi gjithashtu nevojën që shqiptarët e Kosovën të marrin në dorë rolin për të përmirësuar të drejtat e pakicës serbe.

Komentet e zotit Burns bëhen në prag të takimit në Bruksel midis ndërmjetësit Martti Ahtisaari dhe diplomatëve të Grupit të Kontaktit. Beogradi dhe Prishtina kanë zhvilluar deri tani 6 raunde bisedimesh për të ardhmen e Kosovës por përparimi ka qenë i pakët.

XS
SM
MD
LG