Lidhje

Kombinim i ri ilaçesh kundër drogës


Rregullatorët e qeverisë amerikane i dhanë miratimin paraprak një kombinimi ilaçesh kundër sidës që synon ta bëjë më të lehtë mjekimin e saj.

Tableta e prodhuar nga një kompani farmaceutike në Indi, bashkon në vetvete tre përbërës aktivë që përdoren tashmë veç e veç për kurimin e të prekurve me virusin HIV që shkakton sidën.

Tableta e re po shpërndahet në 15 vende të botës si pjesë e programit prej 15 miliard dollarësh të Presidentit Bush për luftën kundër sidës.

Administrata amerikane e ushqimit dhe e ilaçeve thotë se tableta nëse merret dy herë në ditë, do t’ua bënte më të lehtë personave të rritur në shumicën e vendeve të prekura për të vazhduar kurimin kundër sidës.

Tableta nuk mund të shitet në Shtetet e Bashkuara për shkak të patentave ekzistuese të përbërsve të saj të veçantë.//ii

XS
SM
MD
LG