Lidhje

Irak: Rrëmbehet zëvendësministri i energjisë


Zyrtarët irakianë thonë se persona të armatosur kanë rrëmbyer në Bagdad zëvendësministrin e energjisë dhe 19 prej rojeve të tij personale.

Ata thonë se personat e armatosur kishin veshur uniforma, prapa të cilave ishin maskuar, kur panë autokolonën me të cilën po udhëtonte Rad al-Harith dhe rojet e tij personale. Rrëmbimi i zotit al-Harith është i dyti i një zyrtari të lartë në Bagdad në më pak se një javë.

Të shtunën, u rrëmbyen një ligjvënëse arab suni dhe shtatë nga rojet e saj personale. Ligjvënësit suni që nga ajo kohë e kanë bojkotuar parlamentin dhe kanë kërkuar lirimin e saj. Disa ligjvënës suni fajësojnë milicinë shiite për valën e rrëmbimeve në Bagdad.

XS
SM
MD
LG