Lidhje

Astronautët e Diskavërit kryejnë ecjen e parë në hapësirë


Dy astronautë të anijes Discovery dolën sot jashtë Stacionit Orbital Ndërkombëtar për të kryer ecjen e parë në hapësirë nga dy të tilla që janë planifikuar. Astronauti amerikan me origjinë britanike Piers Sellers dhe kolegu i tij amerikan Mike Fossum do të bëjnë riparime imagjinare në trupin e anijes dhe do të testojnë krahun robot të saj.

Ecja në hapësirë pritet të zgjasë rreth 6 orë e gjysmë. Para se të dilnin për ecjen në hapësirë, astronautët i pyetën kontrollorët e misionit se cilat ekipe luanin nesër në finalet e kampjonatit botëror të futbollit. Ndërkohë, zyrtarët e agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, po analizojnë imazhet e koracës mbrojtëse të Discovery-t.

Dje, inxhinjerët analizuan nga afër 6 pjesë të mbulesës termike të anijes që kanë shkaktuar shqetësime. Ata thanë se tre nga këto pjesë përbëjnë pak rrezik për anijen dhe ekuipazhin e saj ndërsa tre të tjera kërkojnë analiza të mëtejshme. Koraca termike e mbron anijen për vajtje-ardhje në hapësirë nga nxehtësia e madhe që krijohet gjatë kthimit, kur ajo hyn në atmosferën e tokës. //rd//

XS
SM
MD
LG