Lidhje

Izraeli intensifikon fushatën e tij ushtarake në Liban për lirimin e dy ushtarëve izraelitë të kapur nga Hezbollahu


Izraeli po intensifikon fushatën e tij ushtarake në Liban për lirimin e dy ushtarëve izraelitë të kapur nga grupi ekstremist islamik Hezbollah.

Aeroplanët izraelitë hapën zjarr ndaj një prej pistave të aeroportit të Beirutit sot, ndërkohë që zyrtarët libanezë thonë se sulmet izraelite shkaktuan vdekjen e të paktën 10 civilëve.

Aeroplanët luftarakë izraelitë shkatërruan edhe një urë në jug të kryeqytetit libanez.

Forcat izraelite të këmbësorisë dhe anijet e marinës goditën disa pika pranë qytetit port Tyre, dhe në qytete e fshatra të tjera të Libanit jugor.

Kabineti i kryeministrit Ehud Olmert autorizoi një përgjigje të ashpër ushtarake ndaj sulmit të djeshëm të guerrileve gjatë të cilit u kapën dy ushtarë.

Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë përpjekjeve për të gjetur ushtarët. Katër ushtarë humbën jetën kur luftëtarët e Hezbollahut hodhën në erë një tank izraelit. //ze

XS
SM
MD
LG