Lidhje

Bashkimi Evropian shqyrton mundësinë e bisedimeve të asocimit me Serbinë


Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se bisedimet e asocimit me Serbinë mund të fillojnë, sapo ky vend të fillojë bashkëpunimin e plotë me Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Oli Rehn, u tha gazetarëve në Helsinki se bisedimet mund të fillojnë shumë shpejt, në se Beogradi paraqet një plan bindës për kapjen e personave të akuzuar për krime lufte. Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica të hënën shkon në Bruksel për t’i paraqitur zyrtarëve të Bashkimt Evropian strategjinë e vendit të tij.

Bashkimi i pezulloi bisedimet në muajin maj, pasi Serbia nuk e respektoi afatin për dorëzimin e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç. Gjykata e Hagës ngriti aktpadi ndaj komandantit të forcave serbe të Bosnjes, lidhur me sulmet ndaj civilëve gjatë luftës në Ballkan të viteve ’90.

Marrëveshja e Asocimit është hapi i parë drejt anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG