Lidhje

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për politikat ekonomike me FMN-në


Qeveria shqiptare nënshkroi sot marrëveshjen me Fondin Monetar për politikat ekonomike në 6 mujorin e dytë të këtij viti. Ajo pritet të marrë dhe aprovimin e Bordit të FMN më 24 korrik. Qeveria miratoi sot buxhetin suplementar që parashikon vënien në dispozicion të afro 130 milion dollarëve që do të përdorën në pjesën dërrmuese të tyre për investime në infrastrukturë. Ndërsa paketa fiskale e miratuar dy ditë më parë parashikon reduktimin e disa taksave të tjera.

Që vitin e kaluar kur së bashku me FMN qeveria shqiptare hartoi buxhetin për vitin 2006, ishte rënë dakort që në bazë të rezultateve që do të arriheshin të mundësohej një rishikim i tij pas 6 muajve të parë në mënyrë që Qeveria të realizonte kërkesat për të parashikuar më shumë investime dhe ulje të taksave. Të premten të dyja palët nënshkruan marrëveshjen për buxhetin shtesë, i cili u miratua gjatë paradites.

Nënshkrimin e kësaj marrëveshje kryeministri Berisha e cilësoi si një arritje të qeverisë dhe administratës që ai drejton. Buxheti i ri vë në dispozicion 13 miliard lekë ose 130 milion dollarë të cilët sic shpjegoi ministri i Financave Ridvan Bode do të shkojnë në pjesën dërrmuese për investime në rrugë.

Rritja e investimeve do të kërkojë një angazhim më të madh për realizimin e tyre. 6 mujori i parë nuk tregoi një nivel të kënaqshëm në këtë drejtim. Edhe kryeministri Berisha pranoi se jo gjithshka kishte shkuar sipas parashikimeve për shkak të aspekteve teknike sic u shpreh ai duke premtuar se realizimi i investimeve të brendshmë do të jetë një prioritet absolut.

Nga ana e saj përfaqësuesja e FMN-së në Shqipëri Ann Margret Westin u shpreh e kënaqur nga arritjet e qeverisë duke u shprehur se ka ende shumë punë për të bërë. Sipas saj ekspoertet duhet të jenë baza e rritjes, ose e thënë ndryshe përmirësimi i klimës së investimeve:

"Në këtë drejtim ka ende gjëra për të bërë në këtë vend, ka akoma infrastrukturë të dobët, ka akoma korrupsion dhe burokraci, institucione të dobëta dhe mangësi në regjistrimin e titujve të pronësisë së tokës. Dhe përë këtë arsye jemi të kënaqur që kjo qeveri ka marrë masa për t’i zgjudhur këto probleme".

Dy ditë më parë qeveria miratoi dhe paketën fiskale e cila parashikon uljen e kontributeve të sigurimeve shoqërore në masën 30 përqind, heqejne taksave doganore për importin e makinerive apo dhe zbutje të barrierarave të tjerë fiskale.

XS
SM
MD
LG