Lidhje

Kryeministri serb, Koshtunica, i paraqet Brukselit një plan për kapjen e gjeneralit Mlladiç


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, i paraqiti sot Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel një plan për kapjen e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Zoti Koshtunica e paraqiti planin në Bruksel, ndërsa filloi bisedimet 3-ditore me zyrtarë të Bashkimit Evropian. Presidenti serb, Boris Tadiç, do të marrë pjesë në bisedime të enjten.

Mlladiç kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë nën akuzat për gjenocid, sepse dha urdhër për masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve muslimanë në Srebrenicë në vitin 1995.

Ish komandanti i ushtrisë sërbe të Bosnjes mendohet të qëndrojë i fshehur në Serbi me ndihmën e autoriteteve ushtarake serbe. Bashkimi Evropian ndërpreu në muajin maj bisedimet paraprake për anëtarësimin e Sërbisë pasi Beogradi dështoi të dorëzonte në Hagë Ratko Mlladiçin. Por zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se po qe se kryeministri Koshtunica paraqet një strategji bindëse për kapjen e ish-gjeneralit, ata do të rifillonin bisedimet e anëtarësisë, edhe përpara se Mlladiçi të arrestohet.//lk

XS
SM
MD
LG