Lidhje

Shqipëri: Anija italiane identifikon në Adriatik një objekt metalik me përmasat e helikopterit të rrëzuar


Në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë kërkimeve në Adriatik për gjetjen e helikopterit qeveritar i cili ra mbrëmjen e 16 korrik në det me 6 persona në bord ,mes të cilëve dhe një prej emrave të njohur të politikës dhe jetës publike shqiptare Gramoz Pashko, një prej anijeve të specializuara italiane ka lokalizuar një objekt metalik rreth 5 metra të gjatë, si dhe disa objekte të tjera më të vogla të shpërndara në një rreze prej 100 metrash nga njëra tjetra.

Objekti është lokalizuar në një thellësi prej rreth 1024 metrash, rreth 1 milje larg koordinatave ku është shënuar dhe komunikimi i fundit mes Kulles së Aeroportit të Rinasit dhe pilotëve të helikopterit natën e aksidentit tragjik. Ministria e Mbrojtjes shpjegoi se për identifikimin e saktë do të përdoren batiskafë me kamera dhe më pas, nëse do të vërtetohet që bëhet fjalë për helikopterin e rrëzuar, do të procedohet me nxjerrjen e tij nga fundi i detit.//lk

XS
SM
MD
LG