Uoll-Marti, kompania më e madhe në botë e shitjeve me pakicë po largohet nga Gjermania pas disa vitesh humbjeje.
Zyrtarët e Uoll-Martit njoftuan dje se kompania gjigande do të mbyllë 85 qendrat e saj të shitjeve kudo në Gjermani, duke shënuar një humbje prej 1 miliardë dollarësh.
Dyqanet e Uoll-Martit do t’i blejë një nga kompanitë gjermane më të mëdha të shitjeve me pakicë. Me këtë blerje Grupi Metro me qendër në Dyseldorf do të ketë 630 qendra shitje në Gjermani.
Uoll-Marti hyri për herë të parë në tregun gjerman në vitin 1998, me shpresë se do të përsëriste rritjen meteorike që shënoi në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Por analistët thonë se Uoll-Marti nuk mundi të çajë tregun më të gjerë evropian sepse praktikat e biznesit amerikan, si buzëqeshja, përshëndetja e klientëve dhe paketimi i mallit janë të huaja për konsumatorin gjerman. //ii