Lidhje

Autoritetet amerikane rrisin nivelin e alarmit


Presidenti Bush tha se komploti terrorist i parandaluar nga autoritetet bitanike na kujton se Shtetet e Bashkuara janë në luftë me “fashistët islamikë”. Presidenti Bush e bëri këtë koment pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare lëshoi një urdhër për kufizimin e artikujve që udhëtarët e linjave ajore amerikane të marrin me vete në avion. Zoti Bush falenderoi kryeminsitrin britanik, Tony Blair, dhe zyrtarët e sigurimit britanik për parandalimin e komplotit.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara ngritën nivelin e rrezikut terrorist për gjithë linjat ajrore të udhëtarëve nga Britania, duke u vënë theksin linjave amerikane United Airlines, American Airlines dhe Continental. Lëngjet janë të ndaluara për çdo lloj fluturimi brenda apo jashtë Shteteve të Bashkuara dhe ato përfshijnë pijet freskuese, kremëra dhe prodhime të tjera kozmetike në formë të lëngët.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Majkëll Çertof tha sot se pas zbulimit të komplotit nga autoritetet britanike, Shtetet e Bashkuara po i shtojnë masat e sigurisë.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Çertof tha se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara rreth komplotit, i cili sipas tij, ishte në një fazë të përparuar. “Ishte një plan dhe operacion i sofistikuar. Nuk ishte një plan amtor ku një grup njerëzish fantazojnë për planet terroriste.”

Autoritetet britanike thonë se një grupi terrorist synonte të hidhte në erë disa aeroplanë udhëtarësh, të lionjave ajrore amerikane, që shkonin nga Britania për në Shtetet e Bashkuara. Zoti Çertof tha se në përgjigje të kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë ngritur nivelin e rrezikut terrorist, në shkallën më të lartë, atë të kuqe, për fluturimet nga Britania. Për gjithë fluturimet e tjera të brendshme ose ndërkombëtare, tha ai, niveli i rrezikut do të mbesë i njejtë.

Zoti Çertof tha se nuk ka shenja të ndonjë komploti brenda Shteteve të Bashkuara, por qeveria shtoi ai, do të marrë masa paraprake. “Ne besojmë se arrestimet në Britani penguan një kërcënim serioz. Por ne nuk mund të themi se rreziku ka kaluar përfundimisht. Ose se i kemi identifikuar e neutralizuar të gjithë anëtarët e këtij rrjeti.”

Zoti Çertof nuk dha ndonjë hollësi se sa informacione kanë zyrtarët amerikanë për komplotin ose hetimet në Britani. Një masë tjetër sigurie shtesë që përmendi ai, është ndalimi i futjes në aeroplan të çdo substance të lëngët. “Një nga shqetësimet tona është mundësia e futjes në aeroplan të elementëve të ndryshëm përbërës të një bombe, që veç e veç, mund të jenë të padëmshëm, por që kur përzihen bashkë mund të krijojnë një bombë.”

Zoti Çertof nuk bëri ndonjë koment për 21 të arrestuarit në Britani, duke thënë se kjo u takon autoriteteve britnaike. Por ai la të kuptohet se autoritetet amerikane dyshojnë për lidhje me Al-Kaidën. “Operacioni në disa aspekte i ngjan atyre të al-Kaidës, por meqë hetimet janë ende duke vazhduar, ne nuk mund të japim në përcaktim përfundimtar. Do të presim për daljen e fakteve.”

Al Kaida ishte organizatorja e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Gjatë atyre sulmeve 5 vjet më parë, u përdorën avionë të rrëmbyer, që goditën dy kullat e Qendrës Botërore të Tregëtisë në Nju Jork dhe Pentagonin. Aeroplani i katërt u rrëzua në një fushë pranë Pensilvanisë.

MYSLIMANO-AMERIKANET KRITIKOJNE PRESIDENTIN BUSH

Një organizatë e njohur myslimane në Shtetet e Bashkuara kritikoi presidentin Bush sepse e quajti komplotin terrorist për hedhjen në erë të avionëve pjesë të “një lufte me fashistët islamikë”.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike me qendër në Uashington tha dje se një krahasim i tillë barazon Islamin me Fashizmin. Kryetari i këtij këshilli, Parvez Ahmed tha gjithashtu se fjalët e Presidentit Bush bëjnë që të shtohet niveli në rritje, siç e quajti ai, i armiqësisë ndaj Islamit dhe komunitetit amerikano-islamik.

Organizata e kritikoi komplotin duke thënë se myslimano-amerikanët i dënojnë të gjitha aktet e terrorizmit dhe përdhëndesin veprimet e forcave të sigurimit kundër kërcënimeve të besueshme terroriste.

Zoti Ahmed përshëndeti gjithashtu përpjekjet e agjencive amerikane të antikrimit për të parandaluar aktet hakmarrëse kundër komunitetit mysliman të vendit.//ii

XS
SM
MD
LG