Lidhje

Ruecker: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës


Shefi i ri i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Joachim Ruecker tha sot në Prishtinë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se statusi i saj duhet të zgjidhet brenda këtij viti. Ai i bëri këto komente pas takimeve që zhvilloi me zyrtarët më të lartë politike një ditë pas emërimit në postin e shefit të UNMIK-ut. Ai tha se detyrat kryesore të tij janë ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme, pjesëmarrja e pakicave në jetën politike, mjedisi i sigurt e paqësorë dhe zhvillimi ekonomik. Ai nënvizoi se qytetarët e Kosovës meritojnë ardhmëri të qartë dhe kjo është një nga përparësitë e misionit që do të drejtojë ai.

“Do të bëj gjitha çfarë mundem për të mbështetur të dërguarin e posaçëm Marti Ahtisari për t’i ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes se statusit të Kosovës deri në fund të vitit 2006 siç është përcaktuar edhe nga Grupi i Kontaktit”, tha zoti Ruecker, duke bërë thirrje për më shumë siguri dhe garanci për pakicat kombëtare në Kosovë.

“Dua të nënvizojë se popullata shumicë ka detyrim dhe përgjegjësi që t’u shtrijë dorën pakicave më shumë se kurrë më parë”, tha ai, duke u bërë thirrje përfaqësuesve të pakicave e posaçërisht pakicës serbe që të përfshihen në institucionet lokale dhe qendrore në përpjekje për të përmirësuar jetën e përditshme.

Zoti Ruecker tha se ai do të jetë kryeadministratori I fundit dhe gjatë mandatit të tij do të përgatisë kalimin e përgjegjësive tek institucionet vendase si dhe tek misioni I ri ndërkombëtarë që do të vendoset në kuadër të negociatave për statusin politik të Kosovës. Duke komentuar shqetësimet për zhvillimet në veri gjatë dhe pas bisedimeve për statusin, ai tha se situata në këtë zonë të banuar me shumicë serbe është një sfidë e madhe por kjo çështje është adresuar në parimet e Grupit të Kontaktit.

“Ne nuk mundemi dhe nuk do ta pranojmë ndarjen si një mundësi”, tha zoti Ruecker, duke theksuar se forca shtesë të policisë dhe të KFOR-it janë vendosur në veri për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Diplomati gjerman, është administratori i shtatë me radhë që nga përfundimi I luftës në Kosovë. Tash e 18 muaj ai ka shërbyer në Kosovë në postin e zëvendësshefit të UNMIK-ut, përgjegjës për zhvillimin ekonomik të saj. Njohja me gjendjen në Kosovë dhe roli i tij i vlerësuar pozitivisht në procesin e privatizimit, ka bërë që ai të ketë një mbështetje politike në Kosovë.

XS
SM
MD
LG