Lidhje

Fuqitë e mëdha botërore po përgatiten të diskutojnë rreth sanksioneve kundër Iranit


Shtetet e Bashkuara thonë se të dërguar të fuqive të mëdha botërore po përgatiten të diskutojnë rreth sanksioneve kundër Iranit, me që është më se e qartë se Teherani synon të mos përfillë afatin e sotëm të caktuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për ndalimin e pasurimit të uraniumit.

Diplomati më i lartë i departamentit të shtetit, Nicholas Burns, bashkë me homologët e tij nga vendet e tjera anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit si dhe Gjermanisë do të mblidhen javën e ardhshme në Evropë për të diskutuar mbi sanksionet.

Zyrtarët amerikanë shprehën besimin se të paktën disa penallti kundër Iranit do të miratohen brënda disa javësh.

Agjenci perëndimore lajmesh thonë se Irani ka filluar të pasurojë një sasi të vogël uraniumi. Ato citojnë burime diplomatike anonime.

Sot në Kombet e Bashkuara do të bëhet publik një raport i Agjencisë së OKB-së për Energjinë Atomike lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe refuzimin e këtij vendi për të përmbushur afatin e caktuar për të ndaluar pasurimin e uraniumit.

XS
SM
MD
LG